Banimi dhe Xhirollogaria Bankare në Gjermani

Banimi

Fatkeqësisht gjetja e një banese në Gjermani është një prej sfidave më të mëdha. Shumë studenta të huaj kërkojnë një banim për qëndrim në Gjermani. Kjo shpeshë herë është shumë e vështirë. Posaqërisht në qytetet univesitare është mungesë e banesave. Numri i studentëve që kërkojnë një banim qëndron në një raport joproporcional me ofertat. Gjithashtu nuk do të duhej të nënqmoheshin edhe kostot e banimit. Për një banesë të vogël duhet të përgaditeni për një qmim prej 300 deri në 600 Euro qira në muaj. Kostoja e shpenzimeve shtesë për shembull për ujë, rrymë etj janë kosto shtesë.

Banimi ne GjermaniKërkimi i një banimi të përshtatshëm do të duhej të filloj në mesin e rrethit të miqëve. Personat të cilët janë një kohë më të gjatë në studime dhe që banojnë aty mund të ju ndihmojnë me këshilla psh se në cilën rrethinë ka banesa të mira, si është lidhja transportit nga banimi. Shpesh ka persona që dijnë edhe ndonjë banesë të lirë apo që do të lirohen dhe kanë të dhëna nga qiradhënësit.

Në disa qytete ka edhe ndërmejtësues të patundshmërive dhe të cilët janë të specializuar për banesa të studentëve. Sidoqoft duhet të keni parasysh që këto shërbime nuk janë falas. Për gjetjen e një banese shpesh 2 deri 4 qira mujore i marrin përqindje interesi ndërmjetësuesit. Në secilin fakultet normalisht gjendet një tabelë në të cilën janë ofertat për banesa. Shpesh nga personat të cilët kanë një dhomë të lirë në banimet kolektive. Ndihmë për juve do të jet edhe qendra studentore të cilat janë afër universiteteve dhe mirëmbajnë banimet kolektive të studentave. Këto banesa janë kryesisht më të lira mirpo shpesh janë të gjitha të zëna.

Pastaj përkrahje do të merrni nga qendra studentore për kërkimin e banesave në tragun e lirë të banimit. Ne portalet e specializuara të internetit mund të gjeni gjithashtu oferta të ndryshme. Kryesisht juve do të ju ndihmoj sekretaria e studentëve ose institucionet akademike për të huaj që të gjeni banimin. Në disa fakultete egziston edhe qendra për mirëseardhje dhe gjithashtu edhe këtu ia vlenë të pyesni.

Xhirollogaria bankare në Gjermani

Secili student i huaj që në fillim të përkujdeset për hapjen e një xhirollogarie bankare në Gjermani. Shpesh edhe nga vendardhja hapen xhirollogaritë bankare për qëndrim të cilën më pastaj do të duhej të vertetoni në vendin ku ju do të vendoseni. Deutche Bank është mirë e përfaqësuar në tregun internacional kështu që shumë student vendosin të hapin një një xhirollogarie bankare  pikërisht në këtë bankë. Shumë transaksione bankare si psh marrëveshja për telefon mobil, pagesa e qirasë apo edhe sigurimi shëndetësor nuk mund të paguhen ndryshe përpos përmes bankës kështu që një xhirollogari bankare është më se e domosdoshme. Disa banka ofrojnë gjatë studimeve një xhirollogari pa pagesë për student. Gjatë përcaktimit tuaj për një institut bankar janë me rëndësi edhe kostoja e mirëmbajtjes së kësaj xhirollogarije. Gjenden edhe filiale në afërsin tuaj që do të flitet në gjuhën angleze dhe do të informoheni për koston e tërheqjes së parave të gatëshme ?