MBA në Gjermani

Niveli – Master në Administrimin e Biznesit (MBA) është një nga drejtimet më të popullarizuara dhe i njohur në nivelin master në të gjithë botën. Kështu që titulli MBA trajtohet si një drejtim në vete. Karakteristikë e këtij drejtimi është ndërlidhja e fortë në mes të praktikës profesionale dhe njohurive teorike.

MBA-ne-GjermaniEdhe në Gjermani mundeni të diplomoheni në MBA në forma të ndryshme. Si studime të plota zgjasin prej 12 deri në 24 muaj dhe varet nga programi, republika dhe universiteti.  Eshtë gjithashtu e mundur  që MBA të absolvoni si studim pjesorë. Kush dëshiron që të vazhdoj krahas profesionit atëher ka mundësi të ndjek ligjerata mbrëmjeve dhe vikendeve. Kështu edhe zgjatet koha e studimeve. Kush krahas punës mundet të zgjedh edhe varianta tjera të vendos për MBA ekzekutive. Këtu studimet realizohen pas marrveshjes me punëdhënës dhe do të realizohet si bashkfinancim. Ky lloj i MBA-s i përshtatet parasegjithash udhëheqësve dhe është kompakte.

Një mundësi e fundit është edhe mësimi nga largësia, absolventët do të studijojnë nga shtëpia. Përmes internetit pranojnë dokumentacionin e nevojshëm dhe në shtëpi mësojnë në mënyrë të pavarur.

Kjo ofron një zgjedhje fleksibile dhe nevoitet një diciplinë më e theksuar.

Kërkesat për një regjistrim për MBA është pothuaj se njëjt me drejtimet tjera të nivelit master që dmth një diplomim në studime bazike  – bachelor apo një diplomë. Në disa drejtime mjafton edhe një përvojë praktike e konsiderueshme.

Ndryshe nga drejtimet tjera të zakonshme të masterit MBA nuk mësohet në universitete por në shkolla biznesi.

Motivacioni për të studijuar MBA dhe për të absolvuar është i njëjt si te studimet tjera të nivelit master. Arsimimi në vazhdimësi në temat kryesore, prespektiva në karrierë dhe thellimi i njohurive të marrura më herët. Shpesh është ashtu që kjo realizohet pas studimeve dhe pas një praktike disa vjeqare. Diplomimi në MBA në rrethin e menaxhmentit është i vkerësuar mjaft shumë dhe mjaft i përhapur që përfundimi vetëm  i studimeve nuk mjafton për një top pozitë në firmë. Do të duhej që krahas njohurive të marrura të mund të aplikohen në praktikë.

Për të diplomuar është e nevojshme si qdo studim tjetër në master një punim diplome dhe të nënshtrohen në një provim me gojë.

Në Gjermani programi për MBA është shumë i përhapur dhe mjaft i kërkuar. Por fatkeqësisht është ashtu që ndikon në  kualitet vet shkaku i kërkesave të mëdha. Jo të gjithë ofruesit janë të mirë në ofrimin e një programi të till. Që këtu të keni një qartësi ju duhet të kërkoni drejtimet e akredituara. Firma të pavarura verifikojnë në hapa të veqant kualitetin e ofertave dhe programeve.

NJë studim i MBA-s përgjithësisht financohet nga pagesat e studimeve. Për një studim MBA duhet të kalkuloni dikund rreth 90.000 Dollar inkluziv me kostot e jetesës etj.

Kush është i interesuar për nprogram të till dhe dëshiron të studjoj në shkollat Gjermane te biznesit mund të marr informacione të sakta në faqen www.mba.de , ku do të informoheni për vendin që ofron studime të tilla, mundësit e financimit si dhe ku qëndron dallimi me master. Parasegjithash keni në dispozicion edhe funksione  kërkuese që të keni informacione adekuate për shkollën e biznesit që juve ju përshtatet më së shumti. Këtu mund të gjeni edhe informacione të tjera shtesë për takime dhe informacione të ndryshme për programin përkatës.