Shëndeti dhe Trajtimi Mjekësor në Gjermani

Një gjë shumë e rëndësishme gjatë studimit në Gjermani është gjetja e një sigurimi të përshtatshëm shëndetësor. Ju duhet ta mendoni dhe ta zgjidhni këtë qështje para aplikimit për studime. Ligji i Gjermanisë i obligon të gjithë personat që jetojnë në Gjermani të kenë sigurim shëndetësor.

studime ne gjermaniEkziston një dallim në mes të asaj që quhet sigurim shëndetësor i obliguar, në të cilin jeni të përfshirë automatikisht, dhe tjetrit që është sigurimi shëndetësor privat për të cilin janë disa kushte specifike.

Për studentë ndërkombëtarë janë disa pika të rëndësishme që duhet marrur parasysh, p.sh. nëse keni sigurim shëndetësor në ndonjë nga vendet e BE-së dhe jeni shtetas atëherë ky sigurim mund të bartet edhe në Gjermani.

Për studentët që vijnë nga vende të tjera dhe kanë sigurim shëndetësor, duhet pyetur nëse ky sigurim i mbulon ata edhe në Gjermani.

Edhe nëse pranohet sigurimi i mëparshëm shëndetësor rekomandohet që të keni një plan të mirë privat të sigurimit shëndetësor. Kjo sepse kushtet dhe benefitet e sigurimit që ju keni në shtetin tuaj munden të zvogëlohen dhe jo të gjitha shpenzimet do t’ju mbulohen. Pra është mirë që të informoheni paraprakisht në mënyrë që mos të keni pagesa të dyfishta.

Në Gjermani ju duhet të paguani 10 Euro çdo tre muaj nëse e vizitoni mjekun dhe kërkoni shërbime mjekësore, kjo nëse keni sigurim shëndetësor. Ndryshe nga kjo, nëse nuk jeni të siguruar shpenzimet e shërbimeve dhe të barnave do ju rriten jashtëzakonisht shumë edhe nëse nuk ju ka ndodhur ndonjë gjë e madhe me shëndetin tuaj.

Ata të cilët mendojnë se nevoja që të keni sigurim shëndetësor ekziston vetëm atëherë kur keni ndonjë sëmundje të rëndë apo lëndim të madh duhet ta dini që jeni plotësisht gabim. Aksidentet ndodhin shumë shpesh gjatë qëndrimit jashtë vendit. Mund të jetë një lëndim duke luajtur në fushë apo duke blerë diçka në dyqane. Dhe nëse duhet që të qëndroni në spital dhe të bëni ndonje operim shpenzimet sigurisht që nuk do të mund t’i paguani. Kështu që sigurimi i juaj në këtë rast do të jetë shumë i dobishëm për arsye se do t’i paguaj të gjitha shpenzimet që në të kundërtën do të kushtonin tepër shumë.

Një sigurim udhëtimi apo sigurim i plotë shëndetësor për udhëtime të vogla do të ju ndihmojnë shumë duke mbuluar shpenzimet elementare të trajtimeve mjekësore.

Sidomos për studentët ndërkombëtarë të cilët do të kalojnë kohë të gjatë në Gjermani është më se e domosdoshmë që të kenë të mbuluara shpenzimet e trajtimeve mjekësore dhe dentare. Edhe vetë konsultimi me mjekun është shpenzim që duhet paguar.

Konultimet normale mund të jenë të përballueshme për studentë, mirpo gjithmonë do të ketë shpenzime shtesë. Femrat p.sh kanë nevojë për shërbime të tjera te gjinekologu apo nëse keni pësuar ndonjë aksident dhe duhet të qëndroni shtrirë, për të gjitha këto është më mirë që të keni sigurimin i cili u mbulon shpenzimet.

Apo nëse ndodh që të pësoni ndonjë lëndim më të madh ku duhet të qëndroni më gjatë në spital dhe dëshironi të ktheheni në vendin tuaj për tu shëruar, kjo duhet të mbulohet nga ju dhe kushton shumë. Mirpo ekzistojnë plane të sigurimeve të pregadtitura posaqërisht për shtetasit e huaj në Gjermani të cilat mbulojnë këso lloj shpenzimesh.

Në Gjermani ekzistojnë shumë kompani të sigurimeve private të cilat ofrojnë plane të tilla për studentë ndërkombëtarë, dhe secila ndryshon nga njëra tjetra. Kjo është një gjë të cilën studentët nuk munden ta dallojnë lehtë. Dallimet ekzistojnë tek benefitet e veçanta, shuma e cila mbulohet si dhe pagesa mujore për sigurim.

Për të ofruar shërbime sa më të përshtatshme për studentë të huaj në Gjermani ekspertët e kompanisë MAWISTA kanë arritur që të dallohen në këtë fushë. Ofertat e posaqme për të siguruar studentët gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani kanë arritur t’i bindin shumë studentë të huaj që të zgjedhin këtë kompani të sigurimeve shëndetësore. Sidomos konfirmimi online që kjo kompani e jap për studentë të cilët aplikojnë për vizë dhe u duhet sigurimi shëndetësor.

Të gjitha kushtet dhe mbulimet janë të detajizuara në faqën e saj për sigurime shëndetësore për studentët e huaj në Gjermani. Këtu mund t’i shikoni se si janë çmimet. Dhe t’i krahasoni ato me faqet e tjera që ofrojnë shërbime të ngjajshme me ato që ofron MAWISTA.

Sigurimet që ofron MAWISTA janë shumë të përshtatshme për arsye se mund të aplikoni prej shtëpisë apo kudo që keni lidhje të internetit dhe të siguroni konfirmimin i cili u nevojitet për të aplikuar në ambasadë për vizë. E vetmja gjë që duhet të bëhet është plotësimi i këtij formulari online me informatat e personit i cili aplikon.

Përpos sigurmit shëndetësor rekomandohet që gjithashtu të keni sigurim të bagazhit si dhe sigurim të përgjegjësive tuaja ndaj të tjerëve. Për të gjitha këto plane mund të informoheni në webfaqën e MAWISTA.