Si Të Studiojmë Në Gjermani

Drejtimet e ndryshme për studime dhe studimet në universitete janë të ndryshme dhe dallojnë nga vendi në vend. Për këtë arsye një ë e shkurtër për kurset, provimet dhe strukturën e semestrave do të informoheni si në vijim.

Si Të Studiojmë Në GjermaniNëse jeni të regjistruar në ndonjë universitet gjerman apo në ndonjë shkollë të lartë do të thotë që fillimisht do të gjendeni në një xhungël dhe jo të informuar mirë për strukturen e re. Shumëcka në universitetet gjermane funksionon përmes internetit dhe ketu studentat nga regjione të ndryshme nuk janë të obliguar që në raste të pushimeve për ndonjë vogëlsi administrative të mos udhetojnë për në universitet. Keshtu në shumicën e rasteve përmes regjistrimit automatikisht marrin edhe të dhenat hyrëse për platformën e sistemit perkatës. Për shembull  me metodën online mësimore ILIAS mund të keni qasje në dokumenta të ligjeratave ose në ndonjë përmbajtje të caktuar. Gjithashtu për bibliotekë është e krijuar llogaria që të mund të qaseni në artikullin e deshiruar apo për vazhdime të ndryshme sipas nevojës.

Keni marrë informacione të mjaftueshme dhe keni gjetur faqën zyrtare të univesitetit atëherë vec keni arritur hapin e parë drejt informacioneve të tjera. Parasëgjithash do të merrni informacione për drejtime të veqanta dhe për përmbajtjen e materialit studimor. Kjo nuk është e rëndesishme vetëm për përzgjedhjen e drejtimit tuaj të preferuar por njëkohesisht edhe për planifikimin e studimeve tuaja. Cdo drejtim që do të studioni ka një strukturë të caktuar dhe një plan studimor dhe me ndihmën e këtyre ju do të keni një fillim të mbarë.

Struktura e studimeve pershkruan cfarë drejtime profesionale dhe ligjerata ofrohen, gjithashtu është tregues i mire pikërendesës së drejtimeve të ndryshme dhe cka duhet të përfundohet. Plani studimor ju tregon në detale planifikimin për semestra të caktuar. Për përmbledhjen e planit studimor mundeni të informoheni me ndihmën e semestrave më të vonëshem apo ndonjë udhëzuesi për studime.

Në Gjermani viti studimor përbehet nga dy semestra. Semestri veror dhe semestri dimëror. Secili semestër përfshin gjysmën e vitit dhe përbehet nga dy pjesë, pjesa e ligjeratave dhe pjesa e pushimeve nga ligjeratat. Në kohën e ligjëeratave përfshihen mbajtja e ligjëratave në universitet. Në kohën e pushimeve nga ligjeratat përfshihen provimet që ju do të ju nënshtroheni si dhe koha për praktikë, punë ndihmëse dhe kohë të lirë.

Në universitet realizohen ligjerata në forma të ndryshme. Ligjeratat në shumicën e drejtimeve janë pjesa kryesore. Ketu ligjëeron një profesor para studentëve në lidhje me tema relevante. Në seminare realizohet një këmbim në mes të profesorit dhe studentit dhe përmes tutorialeve dhe ushtrimeve përmbajtja studimore do të thellohet dhe do të zbatohen në praktikë.

Forma e tillë e mësimeve mund të realizohet përmes moduleve të përbashkëta. Për shembull mundet një modul i një ligjëratë të realizohet me një ushtrim përkatës si dhe me një prezentim, një detyrë shtëpie apo përmes një provimi. Për cdo modul do të vlerësoheni me të ashtuquajturat pika kreditore apo ECTS- pike. Kjo ndihmon në lehtësimin e barazvlersimin e drejtimeve të ndryshme të përfunduara nga vende të tjera. Në vlersimet pika shtesë merren edhe notat e arritura gjatë provimeve. Notat në fund formulojnë mesatarën dhe pikët kreditore tregojnë nëse është dhënë provimi apo jo.

Në universitetet gjermane keni personin kontaktues të cilit ju mund t’i drejtoheni me pyetje për probleme të caktuara. Nga faqet kontaktuese të universitetit ofrohen edhe një kordinator i studimeve ku ju mund të shtroni pyetjet tuaja e posaqërisht në drejtimin tuaj përkatës dhe mund të ju ndihmojë. Po ashtu ju keni edhe një person kontaktues për pyetje të përgjithshme dhe jetës studentore. Për studentët internacional dhe shkëmbimin e studentëve në institucionin për akademik për të huaj ju keni një person kontaktues të cilët flasin gjuhë te ndryshme dhe kanë njohuri të specifikuara për shkollat mikëpritëse. Te problemet e provimeve ose pyetjeve përmbajtësore mund të drejtoheni te profesorat apo ndihmësit e tyre. Nga ana e studentëve ka për shembull student të grupuar. Keto grupime të studentëve të organizuar varësisht nga drejtimi i zgjedhur. Secili drejtim ka grupin e studentëve përkatës. Ky grup i studentëve i përgjegjet pyetjeve që i perkët studimeve dhe jetës studentore. Ketu janë anëtar studentë që janë në semestra më të lartë dhe mund të përgjigjen në pyetje specifike dhe që kanë të bëjnë direkt me vijim e ligjëratave dhe studimeve në përgjithesi. Në këto grupe mundet secili të merr pjesë që është i interesuar dhe që perfaqëson studentët dhe politikat e universitetit gjegjës.