Sistemi i Arsimimit në Gjermani

Sistemi i arsimimit në Gjermani i nënshtrohet një ndryshimi të vazhdueshëm dhe reformave të shpeshta. Në vitet e fundit është realizuar reforma para se gjithash në gjimnaze nga një shkollim nëntë vjeqar në shkollim tetë vjeqar. Gjithashtu  bazuar në reformat sipas sistemit të Bolonjës është reformuar edhe sistemi i studimeve në Bachelor dhe Master.

Sistemi i Arsimimit në GjermaniPër të studiuar në Gjermani duhet patjetër të keni provimin e maturës ose ndonjë diplomë tjetër pjekurie për studime. Fatkeqsisht deri më tani rezervimi i ndonjë vendi për të studiuar përmes ndonjë shoqate të centralizuar nuk është arritur por si deri me tani aplikimi juaj duhet të jetë individual në universitetin që preferoni ju.

Kushtet e pranimit përcaktohen nga vet universitetet dhe ndryshojnë varësisht se në çfarë drejtimi ju dëshironi të vazhdoni studimet. Në Gjermani ka tri lloje të shkollave të larta dhe universiteteve. Shkolla e lartë e muzikës, artit dhe filmit ofrojnë shkollim praktik të orientuar në drejtimet artistike përkatëse. Shkollat e larta që kanë për orientim drejtimet sociale dhe shkencore duke qenë ndërlidhura ngushtë me anën praktike. Kategoria e tretë janë universitetet. Universitetet ofrojnë drejtime të ndryshme për studime dhe në këtë mënyrë mbulojnë të gjitha drejtimet e mundëshme. Edhe këtu ofrohet praktika profesionale mirepo pikërëndesa është në studime solide teorike.

Të ndryshme janë edhe ndarjet në mes të shkollave të larta private dhe atyre shtetërore. Shkollat e larta shtetërore financohen nga shteti dhe zakonisht nuk kërkojnë pagesa për studime. Ndryshe nga kjo jane shkollat e larta private të cilat financohen nga studentët dhe të cilat kanë çmime radikale të larta krahasuar me ato të parat. Në Gjermani numri i shkollave të larta dukshëm është më i madh i atyre shtetërore në krahasim me ato private. Në Gjermani arsimimi është i njëjtë dhe mundësia është e njëjtë për të gjithë dhe në disa shtete federale janë të hequra edhe shpenzimet minimale për studentë kurse në disa të tjera është minimalizuar në një kufi të lejueshmërisë. Egzistojnë mundësi të ndryshme që shteti ofron përkrahje financiare si për shembull Bafög.

Studimet në Gjermani janë më të lehtësuara se në disa vende tjera. Kryesisht ka ligjërata nga docentët dhe pastaj si shtesë ushtrime dhe prezentime të ndryshme. Megjithatë tentohet që ushtrimet të kenë bazë ligjëratat teorike të cilat do të aplikohen në praktikën e realizuar. Notat e semestrave të veqantë vendosen nga provimet përfundimtare si dhe nga prezentimet, detyrat e shtëpisë dhe nga projektet praktike. Varësisht nga drejtimi që studiohet vlersimet ndryshojnë. Praktika e detyruar mbulohet nga praktika e realizuar gjatë studimeve. Për ndonjë javë apo muaj studentët obligohen të punojnë te ndonjë punëdhënës dhe njohuritë e tyre nga teoria nga studimet t’i aplikojnë në praktikë dhe të realizojnë një përvojë të domosdoshme. Kjo ndihmon posaqërisht në përcaktimin e profesionit të ardhshëm.

Diploma e arritur është e njohur ndërkombtarisht dhe ka një vlerë të veqantë. Arsimimi në shkollat e larta gjermane llogaritet si një ndër më të mirët.

Diploma  për Bachelor mund të arrihet pas gjashtë apo tetë semestrave. Pastaj pas dy deri në katër semestra të tjerë vijnë deri te diploma për Master. Për të dy diplomat është e nevojshme një punim diplome i realizuar si një punë nga një temë specifike.

Në drejtimet si mjekësia, stomatologjia, jurispodenca dhe farmacia si dhe drejtimet për mësues është i nevojshëm edhe një provim shtetëror. Pas diplomës së Masterit mund të vazhdoni deri në doktoraturë.

Arsimimi akademik në Gjermani ju ofron një arsimim bazik në aspektin teorik si dhe në aspektin praktik. Pas përfundimit të studimeve me sukses të gjithë të diplomuarit në të gjitha drejtimet e punëmarrjes mund të jenë të suksesshëm.