Sistemi i Notimit në Gjermani

Secili person që dëshiron të studiojë në Gjermani si student internacional duhet të jetë i informuar për sistemin e notimit për së paku dy arsye.

Sistemi i Notimit në GjermaniSë pari çertifikatat e notave nga vendi që vijnë duhet të jenë të përkthyera dhe të plotësohen kushtet bazike për studime në Gjermani. Më pas notat e realizuara gjatë studimeve në Gjermani kanë një rëndësi të veqantë për shkak të mesatarës së përgjithshme të notave dhe provimeve të përfunduara.

Parimisht në Gjermani janë dy sisteme të ndryshme të notimit. Njëra metodë është nga njëshi deri në gjashtë me ç’rast njëshi është shumë mirë dhe gjashtë është I pa mjaftueshëm. Nga një notç të dobët e vlersuar si katër dhe  më  e ulët trajtohet që provimi nuk është kaluar. Ky sistem përdorët më së shpeshti. Varet nga shkolla por kjo vlenë prej klasës së parë deri te klasa e 10-të si dhe nga shkollat profesionale dhe shkollat e larta respektivisht universiteteve.

Notat shprehen me shifra decimale dhe tabela e saktë e tyre është si në vijim:

1.0          Shumë mirë

2.0          Mirë

3.0          Kënaqshëm

4.0          Mjaftueshëm

5.0          Me mangësi

6.0          Jo mjaftueshëm

Në stadin e lartë të gjimnazit më herët nga klasa 11 deri ne klasën 13 ka qenë një sistem tjeter kurse tani bazuar në reformën G8 nga klasa 10 deri 12 është një sistem i ri. Kjo përmban nga 0 deri 15 pikë dhe për këtë arsye praktikohet, pasi që mënyra e tillë e llogaritjes së pikëve gjithashtu edhe në maturë zbatohet. Përmes praktikimeve të më herëshme llogaria e rezultateve të ofruara nga provimet bëhet më e thjeshtë.

Ky sistem i pikëve është gjithashtu edhe bazë për konkurim në universitete megjithëse llogaritja e pikëve në nota realizohet në vija trasha.

Tabela për këtë qëllim është si në vijim:

15           Më mirë se shumë mirë

14

13          Shumë mirë

12

11           Mirë

10

09

08           Knaqshëm

07

06

05           Mjaftueshëm

04

03

02           Me mangësi

01

00           Jo mjaftueshëm

 

Për mesataren e maturës do të llogaritën pikët e përbashkëta e të gjitha provimeve të shkallës së lartë si dhe provimet përfundimtare të punimit të maturës. Pikat e maturës këtu llogaritën më me vlerë. Numrimi I pikëve në fund bëhet përmes mesatarës së përgjithëshme.

Për aplikim në universitete si student gjerman nevoitet ky sistem dhe numrim I pikëve. Për studentët e huaj me sisteme tjera poentimi ka mundësi te tjera, notat e tyre fillimisht “përkthehen”. Dokumentacioni I domosdoshëm gjendet kryesisht në faqet e universiteteve të deshiruara në Gjermani.

Provimet në shkollat e larta në Gjermani do të vlerësohen bazuar në sistemin e parë të notave (një deri në gjashtë). Mirëpo ndodhë që të praktikohet sistemi tjetër bazuar në reformat e Bolonjës për sistemin Bachelor dhe Master. Për secilin provim të përfunduar vlersimi bëhet sipas sistemit të ashtuquajtur ECTS (European Credit Transfer System) dhe keto do të mblidhen në fund të studimeve dhe së bashku me punimin e diplomës dhe mesataren e notave do të llogaritet nota përfundimtare.

Kjo fillimisht tingëllon si e komplikuar mirëpo pas aplikimit të sistemit notat e juaja do të jenë të qarta dhe më të thjeshta për t’u kuptuar.