Studimet e kombinuara në Gjermani: Çfarë mundësish kanë studentët e huaj për Studime të kombinuara?

Studimet e kombinuara (Duales Studim) kanë të bëjnë me trajnim teorik në Universitet, Akademi apo Shkollë të Lartë me praktikë të pandashme në një kompani. Pra, në këtë mënyrë gjatë studimeve përfitohet përvojë profesionale.

Studimet e kombinuara në GjermaniShumë Universitete, Shkolla të Larta të Shkencave të Aplikuara dhe Akademi Profesionale në Gjemani ofrojnë studime të kombinuara në forma të ndryshme: Dega e kombinuar e studiumit të orientuar drejt përgaditjes profesionale ofron njëkohësisht përgaditje profesionale dhe studime. Qëllimi i kësaj forme të studimit është Diplomimi i përgaditjes profesionale me një provim para Odës së Zejtarëve si dhe diplomimi akademik.

Programi bashkëpunues i studimit të dyfishtë kombinon studimin dhe punën për secilën nga pesëdhjetë përqind të vëllimit të trajnimit. Qëllimi i këtij studimi eshte diplomimi në nivel akademik, i cili plotësohet me njohuritë praktike të fituara ne pune. Programi i studimit me integrim të profesionit është paraparë për njerëz që janë të punësuar dhe përcaktohet kryesisht nga kompania tek e cila punojnë. Qëllimi është diplomimi akademik.

Studime të kombinuara për studentë të huaj

studiosh në Gjermani është shumë tërheqëse. Përvoja jashtë vendit, gjuha e huaj dhe njohuri të gjëra praktike mund të lehtësojnë fillimin e karrierës në mënyrë të konsiderueshme. Sikurese pervojat praktike të punës jane konsideruar si elemente obligative gjatë studimit, pavarësisht nga origjina e tyre, të gjithë studentët e huaj mund të studiojnë në drejtimin e studimeve të kombinuar në Gjermani.

Përparësitë e një studimi të dyfishtë nuk janë vetëm në përfitimin më të madh nga ana praktike dhe vendeve të mësimit, të cilat mundësojnë përkrahë përditëshmërisë universitare edhe përvojnë profesionale në një kompani të vërtetë gjermane, por edhe lidhja e një kontrate të përkohshme për kualifikim në mes të kompanisë përkatëse dhe studentit. Zakonisht kjo kontratë është një parakusht për fillimin e studimeve të kombinuara.
Kushtet e pranimit janë të ndryshme në varësi të Universitetit ose Shkollës së Lartë të dëshiruar dhe duhet paraprakisht me kohë të mjaftueshme të kërkohen se cilat janë ato. Koha e nveojshme për këto studime është e njejët me nivelin akademik bachelor ose master dhe plotësohet poashtu gjatë kohës së pushimeve semestrale me punë praktike në kompani.

Cilat kompani mbështesin një studim të dyfishtë

Shumë kompani të mëdha në Gjermani ofrojnë pjesëmarrje në programet e ndryshme te studimit të dyfishtë. Të dobishme janë faqet e internetit të universiteteve gjermane dhe Shkollave të Larta të cilat e kanë një bazë të të dhënave me kompanitë bashkëpunuese. Programet e studimeve të kombinuara janë shumë të kërkuara. Kompanitë investojnë dhe lidhin kontrata me studentët. Prandaj duhet të përmbyllen procedurat e duhura përzgjedhjese. Në mënyrë që të mos humbitet ndonjë afat kohor, studenti duhet të informohet rreth tetëmbëdhjetë muaj para perfundimit të Shkollimit të mesëm respektivisht përgaditjes profesionale per programet e përshtatshme të studimeve të kombinuara në Gjermani. Aplikimi ideal për kompanitë është rreth 12-14 muaj përpara nisjes së planifikuar të studimit.
Këto dokumente jane obligative për aplikim:

  • Curriculum Vitae
  • Letra motivuese
  • Fotografi
  • Diploma / Certifikatat e shkolles se mesme
  • Certifikata për pranimin e të drejtës së studimeve në një Universitet gjerman
  • Dëshmi mbi aftësitë e mjaftueshme të gjuhës gjermane

Kushtet për një studim të kombinuar në Gjermani

Kusht themlor është diplomimi në një shkollë të mesme, i cili është ekuivalent me nivlin gjerman për të drejtën për studime si dhe dëshmia për njohuri të shumë të mira të gjuhës gjermane. Zakonisht njihen diplomat e shkollave te mesme gjermane jashtë vendit pa problem. Diplomat e shkollave të mesme të institucioneve të tjera arsimore duhet të verifikohen dhe të pranohen. Autoriteti përgjegjës është Zyra për njohjen e Diplomave në secilën Federatë. Ju rekomandojmë që në shtetin tuaj të merrni informata përmes Shërbimit të Shkëmbimit Akademik Gjerman (DAAD) dhe Ambasadës Gjermane.
Dëshmia për njohuritë e gjuhës gjermane bëhet përmes diplomave përkatëse, të cilat gjithashtu mund të fitohet nëpërmjet Institutin Goethe në vendin e origjinës pas kalimit të provimeve të duhura.

Një studim i kombinuar ofron me barrën e tij të dyfishtë, sidomos në një shtet tjetër, një sfidë të veçantë. Si kompania ashtu edhe universiteti presin një përmbyllje të suksesshme dhe brenda afatit të rregullt të programit i studimit.

Financimi

Një përparësi e modelit te studimit të dyfishtë është lidhja e kontrates me kompaninë, e cila përfshin kompensimin me pagë gjatë punës së studimit, duke garantuar siguri financiare në periudhën e studimit. Shuma e tarifës ndryshon, megjithate është e krahasueshme me një rrogë të një nxënësi të përgaditjes profesionale në Gjermani. Gjithashtu ekziston mundësia për të aplikuar për bursa. Shumë fondacione studimore i perkrahin edhe studentët e huaj. Mirepo financimi duhet të qartësohet paraprakisht.

Një listë e shkurëtr kontrolli për studime të kombinuar për studentët e huaj

  • Zgjedhja e Shkollës së Lartë apo Universitetit, si dhe kompania perkatese në Gjermani.
  • Njohja e Dfëtesave dhe Diplomave të kerkuara për marrjen e të drejtë së studimeve në një Shkollë të Lartë ose Universitet
  • Dëshmi të njohurive të gjuhës gjermane përmes diplomave përkatëse (p.sh. provimi i gjuhes nga TestDaF në vendin e origjines)
  • Sqarimi i vizës, lejës së qëndrimit dhe lejës së punës, çështjet e sigurimit shëndetësor (sidomos të studentëve nga vendet jashtë BE-së)
  • Sqarimi i financimit të studimit nëpërmjet kompanisë
  • Vendbanim dhe zhvendosja

Vendimi për një studim te kombinuar në Gjermani ia vlenë. Ky model i studimit kombinon përgaditje teorike dhe praktike. Studimi sigurohet financiarisht nga kompensimi i përgaditjes profesionale. Absolventët tregojnë përballim të ngarkesës dhe forcë të performancës. Përveç kësaj, studentet fitojnë aftësitë e duhura gjuhësore dhe përvoja ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë një studim i kombinuar është përgaditje e shkëlqyeshme para hyrjes në profesion.