Studimi i shkencave inxhinierike në Gjermani

Shkencat inxhinierike janë një drejtim mjaft interesant dhe absolventët janë mjaft të kërkuar në tregun e punës.  Studimet kryesore përfshijnë makinerinë, elektroteknikën, informatikën, inxhinierin ekonomike dhe ndërtimtarinë respektivisht arkitekturën. Siq është ndarja në disa drejtime poashtu është edhe tregu i punës e cila më vonë edhe do të ju ofertohet absolventëve. Kush është i entuziazmuar pas teknikës dhe interesohet për këtë mundet që në të ardhmen të studioj këto drejtime.

studime ne gjermaniShkencat inxhinierike mundeni ti studijoni në universitete dhe fakultete të ndryshme. Për universitet nevoitet shkolla e mesme respektivisht matura kurse për shkollë të lartë profesionale shkolla e mesme. Për studentat internacional mjafton një diplomë analoge. Interesimi dhe një njohje bazike paraprake në pjesën e shkencave natyrore, matematikë dhe informatikë janë përparësi për të studijuar këto shkenca.

Studimi i shkencave inxhinierike është në shumicën e drejtimeve në Gjermani edhe pas integrimit të sistemit Bachelor dhe Master dhe janë lehtë të ndryshueshme dhe të reformuara. Kështu drejtimet për studime në shkollat e larta profesionale janë të ngjashme. Kush ëshiron të vendos për shkollën e lartë profesionale që i përshtatet më së shumti do të duhej të mendonte edhe për praktikën si pikërëndesë. Përvoja praktike luan në këto drejtime një rol shumë të madh. Nga absolventët e shkollave të larta profesionale do të pritet që  dija teorike pjesërisht të përdorët edhe në praktikë. Kështu që praktika është detyruese dhe në shumicën e programeve edhe obligative.

Pjesa e inxhinieris për ndërtim do të ket të bëjë me problemet aktuale. Mangësit e hapësirave dhe banimit luan një rol të madh pastaj edhe problemet e ambientit dhe ndërtimet e qëndrueshme.  Absolventët e këtij drejtimi do të kenë mundësi të ardhmen me idet dhe punën e tyre të ndrrojnë shumëqka.

Në drejtimin e elektroteknikës është pikërëndesë furnizimi me energji i njerzimit. Si ka mundësi që energjia të shfrytëzohet , transportohet dhe të ruhet në mënyrë më eficente ? Si i shihni mundësit e energjisë në të ardhmen ? Ky drejtim është posaqërisht inovativ. Hulumtimet janë pikë kyqe në këtë drejtim dhe pjesa më kulmore e studimeve.

Informatika ka të bëjë me bazën teknike të shërbimeve tona të sotme dhe moderne të informacioneve dhe telekomunikacionit. Lloji i komunikimit që është përmes kompjuterëve dhe internetit që ka bërë nrevolucion dhe ka ndryshuar me një tempo të paparamendueshëm.

Drejtimet e informatikës mbështeten në njohuritë bazike dhe bazamentin elementar. Programet mund të organizohen në mënyrë të pavarur dhe është një hap për të ardhmen.

Drejtimi i makinerisë është në shumë drejtime që ofrojnë universitetet dhe shkollat e larta profesinale në Gjermani.

Pa makineri industria e sotme nuk do të funksiononte në asnjë mënyrë. Inovacionet gjithashtu janë pjesë me rëndësi si dhe njohuritë bazike. Varsisht nga vendi dhe universiteti janë të përcaktuara edhe pikërëndesat e studimeve. Me zgjedhjen tuaj të universitetit ju mund të vendosni edhe për një drejtim të caktuar.

Inxhinieria ekonomike ndërlidhë të gjitha drejtimet njëra me tjetrën. Drejtimi bashkon njohuritë teknike me kompetencat ekonomike dhe kështu ndërton ndërlidhjen në mes të drejtimeve të ndryshme të cilat më vonë në tregun e punës mund të jenë vendimmarrëse.

Pa marr parasysh drejtimet , ju vendosni për pikrëndesat ashtu që studimi i shkencave inxhinierike ka një të ardhme shumë të mirë dhe absolventët do të jenë mjaft të kërkuar në tregun e punës.