scholarships and financing studies in germany

Nese keni vendosur që të studioni ndonjë semestër kjo dmth të keni njohuri që kostoja do të ju ndryshoj se sa ju të studijonit në vendlindje. Varsisht se nga vendi që ju jeni por në Gjermani kostot mund të jen më të larta apo edhe më të ulëta. Ju duhet të keni kujdes për kostot shtesë siq janë sigurimi shëndetësor apo kostot e udhëtimit në vendlindje.

Taksat për student në Gjermani nuk janë të larta duke krahasuar me shumë vende tjera. Shumica e universiteteve dhe shkollat e larta profesionale bashkfinancohen nga shteti dhe vetëm një pjesë e vogël do të financohet nga studentët. Në disa raste është ashtu por secila republik mund të vendos nese janë të nevojshme taksat studentore apo ato të mos jen të nevojshme.

Republikat e Bayern, Hamburg, Niedersachsen dhe Nordrhein-Westfalen kërkojnë ende taksa për studentë dhe këto janë përafërsish 500 Euro që në krahasim me vendet tjera është pagesë e ulët. Republikat tjera nuk kërkojnë taksa për student mirpo disa kanë disa rregulla të posaqme për zgjatjen e studimeve dhe studimeve dytësore.

Qka studentët gjithsesi duhet të paguajnë është pagesa për semestër. Me këtë pagesë do të mbulohen kostot e administrimit për secilin person si dhe mensa, qendra studentore apo ambienti sportiv. Shpesh me këtë studentët marrin edhe biletën studentore me të cilën mund të shfrytëzojnë autobusin dhe trenin për udhëtime lokale. Pagesa për semestër është përafërsisht 150 deri 250 Euro. Kush dëshiron të studijoj në ndonjë shkollë të lartë profesionale private duhet të llogaritë në kosto shumë më të larta. Për arsye që këto shkolla të larta profesionale financohen kryesisht vetëm nga pagesat e studentëve atëher viti i studimeve mund të ju kushtoj deri në 20.000 Euro.

Këtu vijen pastaj edhe kostoja e sigurimit shëndetësor që në Gjermani është obligative si dhe kostot e gjithmbarëshme për jetesë. Kostoja e qirasë në Gjermani është shumë e ndryshme. Në qytete e mëdha industriale dhe universitare kostot janë më të larta për shkak të mungesës së banesave. Për studentat Gjerman është e zakonshme që të ndajnë me studentat tjer një banim të përbashkët në mënyrë që të ulen kostot për person.

Një mundësi tjetër më e lirë është qendra studentore e cila administrohet nga vet universiteti. Kjo qendër zakonisht është e plotësuar dhe për këtë do të duhej të aplikoni me kohë. Kostoja e qirasë në banime të përbashkëta kushtojnë në mes të 200 – 400 Eurove, në qendër banimi në mes të 300 – 500 Eurove kurse një banesë në vete nga 400 Euro e më lart, kostoja mund të varioj varsisht nga vendi.

Përpos kostos së qirasë vijnë kostot për ushqim, libara, fotokopje, telefoni, interneti, veshmbathja, koha e lirë dhe edhe nonjë shpezim tjetër. Në krahasim me vendet tjera në kuadër të BE Gjermania për koston e jetesës  qëndron dikund në nivelin mesatar. Se sa para juve ju nevoiten varet nga shumë faktor. Ju duhet të llogarisni në shumën nga 200 – 300 Euro shtesë.

Që ju tërë këtë të mund të financoni do të duhej të mendoni me kohë, se sa buxhet ju keni dhe cilat janë alternativat tjera. Në një punë shtesë në Gjermani nuk do të duhej të merrni mënjëher si serioze. Vlejnë rregulla të caktuara dhe varet nga vendi që ju vini. Atëher një punë shtesë mund të jet një mundësi e mirë në mënyrë që ju të përmirësoni buxhetin tuaj. Oferta për punë shpesh ofrohen edhe nga vet universiteti.

Një mundësi tjetër është aplikimi për ndonjë bursë. Ka logjikë që ju të keni një bursë nga vendlindja apo edhe ndonjë bursë nga Gjermania. Në Gjermani ofrohen bursa të ndryshme nga institucione të ndryshme të cilat stimulojnë studentët e huaj. Parasegjithash bursa nga DAAD ( Shërbimi Gjerman për shkëbime akademike), kjo listohet një nga mundësit e mira që është në bankën e të dhënave dhe do të duhej të hulumtohej për një bursë adekuate dhe që ju nevojitet. Për studentët nga Europa është edhe programi i bursave nga ERASMUS. E vlenë që ju të aplikoni për një bursë. Edhe nese kjo bursë do të ju mbuloj vetëm një pjesë të studimeve do të jet një ndihmë e madhe për ju.

Eshtë shumë e rëndësishme që ju me kohë të mendoniu për financimin për arsye që ju duhet të dëshmoni në Gjermani financimin tuaj. Kjo dëshmi është shumë e rëndësishme edhe për aplikim por edhe për marrjen e vizës si dhe lejqëndrimin tuaj. Duhet të dëshmoni që përmes mjeteve të ndryshme ju brenda vitit keni mjete mbi 8.000 Euro. Financimi është pjesa më e rëndësishme dhe nuk do të duhej të nënvlerësoni dhe do të duhej të përkujdeseni me kohë nese ju dëshironi të studijoni jasht vendit.

SHARE