Master's Degree in Germany


Unë fillova të mësoj gjuhën Gjermane para se të isha në Gjermani. Kam ndjekur kurse intensive në vendlindje, si mënyrë përgatitore për hapin tim të ardhshëm. Gjithsesi, edhe po të vish në Gjermani pa e mësuar gjuhën do të mund t’ia dalësh mjaft mirë. Por, shpejt do t’ju duhet të mësoni Gjermanishten! Filloni të kërkoni për Goethe-Institut, në qoftë se mendoni të shpërnguleni.

Pasi që kam diplomuar në Kolegjin AAB si studente e shkëlqyer nga Kosova, të studioj për teknologjinë e medias në HAW Hamburg, ishte hapi më i duhur që ndërmorra. Kam përzgjedhë Gjermaninë për shkak të nivelit të dallueshëm të komunitetit high-tech dhe mundësive. Dhe kjo vërehet në çdo cep të Gjermanisë, jo vetëm në qytetet e mëdha!

Prandaj, arsyeja përse do ta rekomandoja studimin në Gjermani është pikërisht shkëndija që ky vend arrinë të t’i jap ndjenjës së thellë të kreativitetit.

Gjithashtu, studimet mund t’i ndjekësh sipas orarit që ju përshtatet më së miri – dhe kjo është e mundshme në pothuajse të gjitha universitetet Gjermane.

  1. Nuk ka pagesë për universitetet publike –pa pagesë për të gjithë studentët, lokal e ndërkombëtar. Sistemi i studimeve të larta në Gjermani përbëhet nga 400 institucione të cilat ndahen në publike dhe private. Institucionet publike janë pa pagesë dhe mbajnë përtej 2.4 milion studenta, ndërkaq arsyeja më atraktive prapseprapë mbetet çmimi i studimeve! Që të bëni vend në Gjermani, duhet të vizitoni Zyrën për Shërbime ndaj Studentëve, ku do t’ju ndihmojnë të gjeni një banesë apo dhomë më të lirë. Sa i përket udhëtimit, të gjitha mjetet transportuese janë të sakta dhe jo të shtrenjta. Bileta mujore e udhëtimit është e përfshirë në pagesën administrative në universitet. Ideja është që çdo student të ndjejë mirëseardhje të ngrohtë dhe hyrje të këndshme në rrugën e pasionit dhe mundësive!
  2. Universitetet Gjermane datojnë që nga Koha Mesjetare, prandaj edhe ruajnë traditë të edukimit kualitativ, infrastrukturë të shkëlqyeshme e poashtu dhe kurikulë të tillë apo planprogram. E mbushur me teknologji bashkëkohore e staf profesional të diversifikuar kontribuon në një kurikulë të ndritshme e cila formëson bazë të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme të ekspertëve të cilësdo disiplinë. Për më tepër, diplomat Gjermane njihen ndërkombëtarisht, gjë e cila mund të të jap një fillim të mbarë në karrierë! Patjetër se gjithsecili prej nesh mund të jap diçka nga vetja për vendin e vet, pasi të ketë përvetësuar njohuri dhe eksperiencë të mjaftueshme në një prej vendeve më të respektuara, siç është Gjermania. Sidomos duke pasur parasysh se është shumë e lehtë të punosh në praktikë në ndonjërën prej kompanive më të avansuara në botë. Problemet hulumtuese janë shumë industriale dhe bashkëkohore, saqë është e pamundur të mos rritesh dhe mësosh më tepër çdo ditë në mënyrë që edhe të vazhdosh progresin në fushën tënde specifike të studimit.Edhe në rastet kur është e pamundur të qëndrosh në Gjermani pas diplomimit, kthimi në vendlindje do të jetë një rrugëtim tjetër dhe disi i ri përsëri. Vitet e kaluara jashtë vendlindjes do të shërbejnë që të punosh drejtë lulëzimit e pasurimit të vendit tënd! Përveç këtyre, në Gjermani mund të ndjekësh studimet tërësisht në gjuhë Angleze, një përparësi shumë e nevojshme për fillim. Gjithashtu, dhe shoqërimi me njerëz prej vendeve e përvojave të ndryshme do të jetë ndihmesë e çmueshme! Prano këto përgjegjësi dhe shijoje këtë kohë!
  1. Ideja më e volitshme për fillimet e studentëve ndërkombëtar është kërkimi për një punë me të cilën do të mund të mbash veten apo, thënë ndryshe, të mbulosh shpenzimet tuaja. Ata studentë të cilët kanë nevojë për vizë për të hyrë në Gjermani, duhet të aplikojnë gjithashtu edhe për leje pune gjatë orëve të lejuara për student: zakonisht 190 ditë të plota apo 240 ditë me honorar në vit. Në qoftë se hyn në këtë kategori, duhet ditur patjetër se nuk mund të punoni freelance e as për ndonjë biznes tuajin. Ndërsa, studentët e orientuar kah praktika kanë marrëveshje me kompani të njohura të cilat ofrojnë punë praktike për studentët, e që shumë shpesh të mundësojnë punë pas diplomimit. Ka gjithashtu, edhe shumë kampanja të cilat organizohen për të ngritur vetëdijen dhe interesimin e studentëve tjerë të huaj rreth kushteve të studimit në Gjermani – vend që udhëheq në kultivimin e teknologjisë moderne!
  2. Njihu me të gjitha aspektet e jetesës në Gjermani! Gjermanët janë të shoqërueshëm, mirëpo gjithmonë duke respektuar dhe vlerësuar privatësinë! Kjo nuk do të thotë që nuk janë kurioz. Pasi të keni mundësinë të hapeni me ndonjë mik Gjerman, do të kuptoni që ata mbeten shokë përjetë! Aktivitetet që mund t’i bëni në natyrë të hapur së bashku janë çiklizmi, ecja apo hiking-u e skijimi, në mes tjerash. Shumica e qyteteve gjermane janë artistike dhe kanë një skenë muzikore alternative shumë të pranishme. Njejtë edhe në modë, literaturë, e ideale, prej të cilave do të kesh mundësinë të zgjerosh njohuritë tuaja! Të shoqërohesh me vendasit do të mundësoj që të mësosh më shumë rreth jetës në Gjermani. Ka edhe shumë hapësira të gjelbëra në çdo lagje – vende ideale për të qetësuar mendjen, sidomos para provimeve!

Peisazhet e papara, arkitektura superiore, dhe shumë data historike për t’u mësuar! Në ndërkohë mund të shfrytëzoni rastin të eksploroni qytete të ndryshme të Gjermanisë. Në këtë mënyrë ju gjithashtu do të mund të përjetoni tërë regjionin dhe dialektet e ndryshme, dhe kështu do të përfundosh  duke sunduar një gjuhë të re shumë të shpërndarë dhe të folur globalisht!

  1. Mund të kërkosh punë pas diplomimit lehtësisht pasiqë ligjërisht,të diplomuarit ndërkombëtar, mund të qëndrojnë në Gjermani për 18 muaj shtesë, veçanërisht që të kërkojnë punë. Në qoftë se jeni aq me fat sa shumica prej nesh, ju do të mund të qëndroni në Gjermani për më gjatë dhe të punoni punën e ëndrrave tuaja! Gjithsesi, do të mësoheni të aplikoni njohuritë dhe eksperiencën e fituar për çështje praktike. Për më tepër, një numër i madh i kompanive bashkëpunojnë me universitete, duke mundësuar punësim për një pjesë të madhe të studentëve. Problemet që mund t’i hasësh gjatë studimeve do të zgjidhen gjatë ditëve tuaja në punë! Ky është një rast shumë i mirë për studentët që gjithashtu të aplikojnë njohuritë e marra dhe të avancohen.

Në këtë lloj ambient të pastër dhe tërheqes kam dëshirë të shpenzoj kohën time dhe të zhvillohem më tutje në karrierë, përderisa zhvillimi i teknologjisë vazhdon të rritet me shpejtësi të madhe.

Si të huaj, ne gjithashtu mund të bëhemi lidhje e fortë ndërkombëtare për edukimin Gjerman, metodat dhe përparësitë. Prandaj, Gjermanët duan të mbajnë dyert e komunikimit të hapura me bashkëpunëtorët, duke i mirëpritur ngrohtësisht të gjithë ata studentë që duan të fitojnë dituri përmes materialeve Gjermane të studimit!

Në të ardhmen, unë shpresoj të punoj si dizajnere e zërimit apo edhe inxhiniere e inçizimit dhe pikërisht kjo është çfarë jam duke mësuar – zëri dhe inçizimet e zërit, këtu në HAW Hamburg. Kurset e studimit janë shumë praktike. Gjithashtu, përfitoj eksperiencë direkte duke punuar drejtpërdrejtë në projekte të shumta.

“Në shtëpi, jam ndjerë sikur i kam krahët, por më janë këputur. Papritur, kur erdha në Gjermani, mu ofruan shumë opcione dhe mundësi për mësim. Mësoj diçka të re çdo ditë, saqë tani ndjehem sikur kam mësuar si të fluturoj!”

SHARE