How to get a visa for my doctorate studies in Germany?


Dokumentet të cilat ju nevojiten për të hyrë në Gjermani varen më së shumti nga prejardhja e juaj si dhe nga koha që do të qëndroni në Gjermani. Sigurisht që është shumë e rëndësishme të kemi njohuri paraprake për procedurat e aplikimit për vizë si dhe të kemi të gjitha dokumentet e nevojshme gati para se të studiojmë në Gjermani.

Në mënyrë të përgjithshme këto janë rregullat: Për shtetasit e BE-së si dhe të shteteve të Islandës, Norvegjisë, Zvicrës apo Lihtenshtajnit nevojitet vetëm një kartë identiteti për të hyrë në Gjermani. Pra, nuk ka nevojë për vizë. Ndërsa qytetarët e shteteve të tjera duhet të nxjerrin vizë për të udhëtuar në Gjermani nëse dëshirojnë të qëndrojnë më shumë se 90 ditë.

Gjithashtu janë edhe disa rregulla në aplikimin për vizë. Qytetarët e shteteve si Australia, Izraeli, Japonia, Kanada, Zelanda e Re, Korea Jugore dhe SHBA munden të aplikojnë për vizë edhe pasi të mbërrijnë në Gjermani. Për qytetarët e shteteve të tjera është e domosdoshme të aplikohet për vizë pa shkuar në Gjermani.

Nëse vendosni që të qëndroni më pak se 90 ditë, ekzistojnë disa rregulla të tjera. Nuk nevojitet vizë për shtetasit e vendeve si Venezuela, Vatican City, Uruguay, Singapore, Seychelles, Paraguay, Panama, Nicaragua, Mexico, Mauritius, Malaysia, Macau, Croatia, Guatemala, El Salvador, Costa Rica, Chile, Brunei, Brazil, Bolivia, Bermuda, Barbados, Bahamas and Argentina

Më shumë informata dhe detaje rreth aplikimit për vizë gjermane në shtete të caktuara mund të merrni në webfaqën për Viza Schengen ose të shkoni direkt në ambasadën gjermane në vendin ku jetoni. Për ata që dëshirojnë të studiojnë vetëm për një semestër në Gjermani mund të këshillohen me me zyrtarët e universitetit të tyre.

Kur aplikohet për vizë në Gjermani duhet të kemi parasysh që janë disa lloje të vizave. Nëse keni arritur të siguroni dhe të konfirmoni një vend në ndonjë nga universitetet gjermane për të studiuar atëherë mundeni të aplikoni për vizë studentore. Mirëpo nëse nuk jeni pranuar në universitet në Gjermani dhe thjeshtë dëshironi që pasi të mbërrini atje t’i shikoni mundësitë e studimit, atëherë ju duhet të aplikoni për vizë të rregullt të udhëtimit në ambasadën gjermane. Keni kujdes sepse kjo vizë është e limituar më së shumti në 90 ditë dhe nuk mjafton për të studiuar.

Pastaj ju mundeni të aplikoni për leje të qëndrimit në Gjermani. Kjo mund të bëhet në departamentin për të huaj pasi të ndryshoni qëndrimin tuaj në Gjermani në zyrën e regjistrimit civil.

Ata të cilët nuk i kuptojnë këto procedura munden lirisht të shkojnë në zyrën për të huaj në universitetin në të cilin studiojnë. Zyrtari i asaj zyre ka për detyrë që të këshillohet me studenta dhe sigurisht që do të ju përgjigjet në pyetjet tuaja.

Mos harroni datën e fundit të qëndrimit në Gjermani!

Për të marrur vizën dhe pastaj lejen e qëndrimit ju nevojiten disa dokumente.

Për vizë është e domosdoshme që të keni një konfirmim për sigurim shëndetësor në Gjermani dhe garancion për financim qëndrimit tuaj në Gjermani. Ambasada gjermane do të ju tregojë më hollësisht se çfarë kërkohet tjetër si p.sh. njohja e gjuhës gjermane, konfirmimi i universitetit ku keni aplikuar… etj.

Për lejën e qëndrimit në Gjermani nevojitet konfirmimi i zyrës së regjistrimit civil, sigurimi shëndetësor, çertifikata e pranimit në universitet, dokumenti i identitetit(pasaporta) dhe visa. Gjithashtu duhet ditur se leja e qëndrimit në Gjermani nuk ipet për gjithmonë, mirpo ka afat vetëm 2 vite. Ata të cilët studiojnë më gjatë mund ta vazhdojnë këtë leje qëndrimi.

Të gjitha këto procedura dhe formalitete mund të ju duken mjaft konfuze dhe mund të ju marrin kohë që dokumentet të dorëzohen për aplikim dhe të merrni konfirmimin. Kështu që është mirë të keni informacionet e duhura paraprakisht dhe t’i bëni gati të gjitha dokumentet për të aplikuar me kohë. Sidomos për ata studentë të cilët dëshirojnë të mbarojnë studimin e plotë dhe ata të cilët këtë e bëjnë vetëm, sepse për ata që dëshirojnë të studiojnë vetëm për një semestër apo një vit sigurisht që do të kenë mbështetje nga universiteti i tyre.

Per më shumë informacione në lidhjet me llojet dhe kushtet e vizave në Gjermani vizitoni faqen: www.germany-visa.org ose visaguide.world

SHARE