germany student time management advice

Planifikimi i parapërgaditjes së studimit semestral dhe gjithashtu studimit jashtë vendit përmban në vetvete shumë punë. Ka shumë pyetje të hapura për të sqaruar dhe shumë aktivitete të ndryshme për të organizuar. Prej aplikimit për studime dhe aprovimeve për udhëtim deri te sigurimi i shëndetit dhe banimit. Që një pjesë e kërkesave të realizohen siq duhet ju duhet të keni një plan të detajizuar dhe duhet të shkoni hap pas hapi. Kështu mund të jeni të siguruar që të mos harroni gjërat e rëndësishme dhe që nuk do të ju pengoj asgjë gjatë qëndrimit tuaj.

Kush mendon që të studjoj jasht vendit duhet paraprakisht të ket të qartë që deri te realizimi i qëllimit është një rrugë e gjatë. Fillimisht duhet të përcaktoheni për vendin ku ju dëshironi të studjoni dhe mu këtu fillon tortura juaj pasi që sipas thënjë gjermane: kush ka zgedhjen ka edhe mundimin (torturen). Parapërgaditjet për një qëndrim në Gjermani do të duhej të fillonin së paku një vit më herët para se të filloni me studime.

Në vit para shkuarjes tuaj në Gjermani qëndrojnë pikat si në vijim:

Informatat për mundësit tuaja në Gjermani

Këtu hyjnë studimet në universitete apo fakultete të ndryshme, zgjedhja në mes të ytre shtetërore apo private dhe mundësit e progarmeve për shkëmbimet studentore në mes të universiteteve partnere nga vendi juaj.

Cilat parakushte duhet të plotësohen?

A mjafton diploma nga vendlindja që të mund të studjoj në Gjermani ? A do të njihet diploma ime në Gjermani ? Cilat janë kushtet tjera ? Mesatarja e notave, njohja e gjuhës , testet përcaktuaese …

Cilat janë kostot e studimeve dhe si mund ti realizoj ato ?

Mundësitë stimuluese, mundësitë e ndonjë burse, financimi nga prindërit, kursimet individuale, …

Keni përgjegjje për këto pyetje bazike dhe dëshirën për më tutje atëher mund të filloni me planin tuaj. Eshtë me rëndësi që të gjithë pjesmarrësit të jenë të sigurt. Vet ju duhet të jeni të qart sa i përket qëndrimit tuaj dhe të sqaroni pyetjen se a jeni për këtë. Prindërit apo të autorizuarit tuaj duhet të japin pëlqimin e tyre në mënyrë që të keni në anën tuaj gjatë realizimit të planit dhe planifikimit financiar.

Gjysëm viti para shkuarjes tuaj vijnë në pyetje pika të tjera:

Vendimi juaj për drejtimin që do të studioni.

Nga numri shumë i madh i ofertave për drejtime të caktuara ju duhet të përcaktoheni për një nga programet të ndryshme që ofrohen nga universitete dhe fakultetet, gjë që ndikon edhe te përzgjedhja e universitetit. Ndryshimet i gjeni në pikërëndesat përmbajtësore, praktika dhe orientimi hulumtues si dhe nga ofertat tjera të universitetit.

Kontakti me Universitete

Secili universitet gjerman ka një zyre akademike për të huaj në të cilën ju si student internacional mund të drejtoheni me pyetje të caktuara. Nga njohuritë dhe përvoja merrni informacione se sa vende të parapara janë për student internacional, cilat janë kërkesat dhe mundësit stimuluese si dhe informacione për qendra banuese për student internacional.

Nese keni vendosur për nje apo më shumë universitete do të filloni me planifikimin e fazës për aplikim.

Aplikimi për drejtimin e dëshiruar

Secili universitet ka rregullat për aplikim dhe kohën e përcaktuar të cilat duhet patjetër të respektohen. Për drejtimet si medicina, farmacia, mjeksia për kafshë dhe stomatologjia egziston një qendër për vendet e studimeve dhe në përgjithësi kushte të kufizuara të regjistrimit. Gjithashtu edhe për drejtime të tjera të studimeve do të duhej të verifikohen kufizimet për studime dhe eventualisht të rrisni gjasat tuaja përmes angazhimeve sociale apo edhe përmes praktikës.

Nota mesatare, e cila ende është duke u shqyrtuar , vendosen kushte dhe kufizime përkatëse. Për disa drejtime egzistojnë edhe rregulla të tjera. Pas dërgimit të aplikacionit ju duhet të prisni. Me pritje dmth të prisni për një vend dhe të përgaditeni për një qëndrim. Pas marrjes së aprovimit sigurisht që gëzimi është i madh dhe i arsyeshëm. Megjithatë ju nuk do të duhej të harroni detyrat kryesore.

Aplikimi për banim në qendrën e studentëve

Qendra e studentëve direkt te universiteti do të ishte e dëshirueshme. Një aplikim i hershëm është esencial për të fituar një vend këtu. Në qendrat studentore banimi është më i lirë dhe shpesh bëhen ndarje në mes të shumë personave dhe kështu mund të vini shumë shpejt te njohja e njerëzve të rinj.

Aplikimi për vizë

Qytetarët nga Bashkimi Europian nuk kan nevojë për vizë që të qëndrojnë në Gjermani. Për disa vende ka disa rregulla të veqanta. Eshte mirë që të informoheni me kohë për  kushtet e udhëtimit dhe të qëndrimit në Gjermani. Për aplikim vize ju nevoiten dokumentacione të ndryshme por edhe regjistrimin në universitet si dhe një dëshmi për sigurm shëndetësor.

Aplikimi për sigurim shëndetsor

Në Gjermani është kushtëzim ligjor që ju të keni një sigurim shëndetësor. Te planifikimi konkret i qëndrimit tuaj është e rëndësishme që shërbimet e sigurimeve shëndetësore ti verifikoni dhe eventualisht të  vendosni për një sigurim shëndetësor privat në Gjermani.

Koha kalon shumë shpejt dhe vije momenti i nisjes. Planifikimi i fundit dhe dëshira e madhe ju bëjnë të gatshëm. Një deri d javë para udhëtimit do të duhej të verifikoni edhe një herë të gjitha gjërat e rëndësishme.

Verifikimi i dokumentacionit

A i keni të gjitha dokumentat për udhëtim gati? Vizën, vertetimin për studime, dëshmin për studime, eventualisht shkresën banim.

Përcaktimi i banimit

Kush nuk ka mund të sigurojë një vendbanim në qendrën studentore do të duhej të organizoj qëndrimin në netët e para. Disa organizata studentore për këto raste ofrojnë vende improvizuese dhe në qytetet e mëdhaja ka hotele të lira dhe që mund të qëndrojnë disa ditë deri sa të siguroj një banesë. Terminet për të shiquar një banesë realizoni paraprakisht përmes E-Maileve. Pastaj mund të shihni ndërkohë se si mun të arrini më lehtë në hotel apo në banesë. Ku numri i banesave është vogël është mirë që të realizoni disa termine ashtu që të keni gjasa më të mira për një banesë.

Atëher kur të gjitha pyetjet i keni sqaruar dhe do të udhëtoni për Gjermani dhe do të filloj një aventurë e madhe për ju dhe ku ju do të ballafaqoheni me përvoja dhe përshtypje të reja. Posaqërisht ditët dhe javët e para në një shtëpi të re sigurisht do të jenë hektike dhe të paorganizuara por ju sigurisht që nuk do të duhej të keni panik.

Eshtë me rëndësi që ju të përkujdeseni për gjëra të rëndësishme si financimi dhe leja e qëndrimit. Ndihmë mund të merrni edhe nga enti akademik për të huaj apo te personat që janë në semstra më të lartë.

SHARE