A mundem unë si student i huaj të punoj në Gjermani ?

Shumë klienta tonë dëshirojnë që gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani edhe të punojnë. Disa të cilët dëshirojnë të realizojnë një praktikë profesionale dhe disa  të tjerët që ju nevoiten parat.

Me rëndësi është që të realizohet gjatë studimeve. Gjithashtu për vlersimin e obligimeve sociale është me rëndësi që studenti të jet i “rregullt” dhe të jet i regjistruar. Vetëm një regjistrim në këtë rast nuk mjafton. Studimet do të duhej të jen primare dhe studenti më shumë do të duhej ti përkushtohej studimeve. Gjatë semestrit koha javore që guxoni të kaloni në punë është maksimal 20 orë. Përjashtime në këto raste mund të jenë kur punohet gjatë vikendeve ose orët pasdites dhe në mbrëmje. Tjetër kohë mund të jet në kohën kur ndërmjet semestrave nuk jeni të ngarkuar me ligjërata dhe në këtë rast nuk vlejnë kufizimet kohore.

Sipas rregullave për të huaj studentët mund të punojnë. Koha për punë është e kufizuar në 120 ditë ose 240 gjysëm ditë. Kjo nuk vlenë gjatë parapërgaditjes në vitin e parë të qëndrimit. Për këtë shiqoni ligjin për qëndrimin e të huajve respektivisht § 16 Abs. 3 .

Kur vlenë sigurimi social ?

Nese gjatë semestrit nuk do të punoni më shumë se 20 orë nuk vlenë obligimi i sigurimit social për smundje, përkujdesje dhe papunësi. Në sigurimin pensional nuk vlenë përderisa shuma e përfituar mujore nuk kalon 450 Euro. Shuma obligative do të ndahet përgjysmë nga ana e punëmarrsit dhe punëdhënsit.

E njëjta rregull vlenë edhe atëher kur studenti punon gjatë kohës së pushimeve dhe në këtë rast nuk vlenë rregulla e 20 orëve.

Nese gjatë semestrit do të punohet më shumë se 20 orë atëher do të vlejnë rregullat e sigurimit social. Atëher puna e rregullt është e përkufizuar në maksimum 2 muaj apo e rregulluar në taë mënyrë që do të punohet vetëm vikendeve apo gjatë mbrëmjeve.

Nese gjatë një viti ( 365 ditë) realizohen punë të ndryshme me një kohë punuese më shumë se 20 orë dhe përgjithësisht më shumë se 26 javë atëher studenti teknikisht nga sigurimi social kalon në punëmarrës. Statusi i studentit bije dhe hynë në fuqi obligimi i isgurimit.

Punët e vogëla për studentët e huaj.

Punët e vogëla shpeshherë quhen edhe si 450 Euro punë.

Te punët e vogëla të ardhurat janë të përcaktuara. Të ardhurat duhet patjetër të jenë nën 450 Euro në muaj.

Shumë me rëndësi është që gjatë kombinimit të të ardhurave gjatë punësimeve të mund të llogaritën në mënyrë të përbashkët për sigurimin social. Nese do të kalohet kufiri prej 450 Eurove atëher nuk ka të bëjë më me një punë të vogël. Nese edhe më tutje studimet janë në prioritet atëher është obligative vetëm sigurimi pensional të paguhet.

Nese studenti ka sigurim shëndetësor sipas ligjit atëher punëdhënësi duhet të paguaj paushall në sigurimin shëndetësor dhe pensional. Te personat që sigurojn shëndetin privat apo përmes MAWISTA në kuadër të kornizës të sigurimit shëndetësor në udhëtim atëher punëdhënësi nuk është i obliguar të paguaj për sigurim shëndetësor.

Praktika gjatë studimeve.

Gjatë studimeve do të realizohet edhe praktika që është e paraparë për ralizimin komplet të provimit dhe sipas rregullave të punës gjithmonë është i liruar nga sigurimi social. Si dëshmi për punëdhënsin do të shërbej vertetimi i që studenti është i regjistruar. Nese është fjala për një praktikë të pa paraparë por që ndihmon në qëllimin e studimeve dhe do të vlejë rregulla nën 450 Euro gjithashtu vlenë lirimi nga sigurimi social. Duhet në këtë rast të përcaktohet përmbyllja e studimeve si për shembull provimi i fundit dhe nuk do të paguhet më tutje.Një praktikë para apo pas studimeve nuk llogaritet në një praktikë që lirohet nga sigurimi social.

Puna në mes të semestrave:

Nese puna në mes të semestrave është e kufizuar gjithashtu vlejnë rregullat e punës së orëve brenda javës dhe do të ndikojë në sigurimin social, shëndetësor dhe pensional dhe mund të lindin obligime. Kjo vlenë vetëm për punët afatshkurta prej 60 ditëve respektivisht 50 ditë pune brenda vitit ashtu që së paku të mund të paguaj obligimet minimale të sigurimit pensional aop që fitimi e kalon shumën prej 450 Euro.

Si e marr numrin social gjegjësisht letërnjoftimin  social ?

 

Personat të cilët fillojnë të punojnë në Gjermani për herë të parë, ju nevoitet një leternjoftim sociali. Kjo kryesisht vlenë për studentët e huaj.

Letërnjoftimi social duhet të kërkohet nga punëdhënsi i parë. Te punët e vogëla kërkesën e parashtroni te qendra për punë të vogëla kurse një i punësuar me obligime të sigurimit social te një qendër ligjore siguruese për shëndetësi. Punëdhënsi pranon një numër social dhe më pastaj punëmarrësi e pranon letërnjoftimin social përmes postës.

Letërnjoftimi social vlenë për tërë jetën dhe duhet të ruhet.

SHARE