Studying and living in Germany cost

Pyetja në moton „Dhe sa kushton kjo ?“ është një nga të parat apo shpesh bëhet nga prindërit nese dëshira juaj është që ju të studijoni jasht vendit tuaj. Jo vetëm një studim kopmlet jasht vendit por edhe studimi për ndonjë semestër kanë koston e vet dhe që në rastin e vendlindjes eventualisht nuk do te kishte.

Pika e parë llogaria e kostos duhet të filloj taksa e shërbimeve për student. Në Gjermani krahasimi në me vendet tjera është mjaft simbolik, bile në disa universitete nuk ka fare tax të shërbimeve për student. Në të vërtet është ashtu që në shumicën e universiteteve dhe shkollave të larta profesionale në Gjermani  financohen nga vet shteti dhe në një numër më të vogël një pjesë edhe nga taksat e shërbimeve për student. Se sa duhet të paguhet kjo varet nga vendi dhe universiteti. Secila republikë mund të vendos vet për këtë se a ka mjete të mjaftueshme për të hequr taksat e studentëve apo që studentët të bashkpjesmarrin në to. Në republikat si Bayern, Hamburg, Niedersachsen dhe Nordrhein-Westfalen ende qëndrojnë taksat për student. Kjo vlenë për shumicën e studentëve dhe është në shumën e përafërt 500 Euro për semestër. Të gjitha republikat tjera nuk parashohin taksa për student apo në ndonjë rast vetëm pas zgjatjeve të studimeve apo për studim dytësor.

Kush është i interesuar për një studim privat në shkolla të larta profesionale do të duhej të llogariste në taksa shumë më të larta. Kjo është nga shkaku që shkollat e larta profesionale financohen vetëm nga taksat e studentëve dhe për këtë edhe janë më të larta. Mund të llogaritni që në disa raste kjo kosto mund të variroj deri në shumën prej 20.000 Euro. Krahas taksave për student në Gjermani është edhe pagesa për semestër. Kjo përcaktohet nga secili student dhe mbulon shpenzimet administrative si dhe financimi i mensës, ambienteve sportive dhe banimin. Përpos këtyre është pagesa edhe për biletë semestrale. Në shumicën e universiteteve paralelisht indeksi studentit mund të shërbej edhe si biletë udhëtimi për autobus dhe trenpër rrethinën e afërt. Pagesat semestrale varirojnë dhe janë përafërsisht nga 125 – 250 Euro. Kostot tjera krahas pagesave për studime janë kostot e jetës së përditëshme. Në gjermani në krahasim me vendet tjera nuk ka ndonjë dallim të madh mirpo për këtë nevoitete të keni mjete shtesë se sa që të banoni në shtëpinë e prindërve dhe nga aty të shkoni në universitet.

Kostoja e banimit mund të jënë shumë të dallueshme. Kjo varet nese ju do të jetoni në ndonjë qytet të madh industrial apo në ndonjë universitet më të vogël në ndonjë qytet jo të stërpopulluar.

Pikërisht aty ku ka nevojë për banesë në shumicën e rasteve ka qendra studentore ku banimi është i përbashkët dhe qiraja ndahet në mes të studentëve. Qendra studentore është alternativë më e lirë  se sa një banesë në vete. Universitetet ju ofrojnë studentëve qendra banimi shtesë në të cilat kostoja e banimit nuk është e shtrenjët. Shpeshherë studentët kan një kuzhinë të përbashkët dhe e ndajnë njëri me tjetrin dhe kan nga një dhomë të vogël për vete. Një kërkesë e herëshme për një vendbanim ju rrit gjasat që ju të keni një vendabnim të till. Dhoma banimi të tilla kushtojnë në mes të 200 dhe 400 Eurove, në qendër banimi në mes të 300 dhe 500 Eurove kurse një banesë në vete nga 400 Euro e më lart.

Përpos qirasë nevoitet sigurisht më shumë për jetesë ditore. Duke filluar nga ushqimi dhe veshmbathja, libra për universitet dhe aktivitetet e lira krijojnë një lloj kostoje tjetër në vetvete. Varsisht nga drejtimi që ju studijoni ju duhet të fotokopjoni shumë libra dhe ligjerata dhe kjo në semestër mund të ju kushtoj rreth 50 Euro. Kostoja për ushqime varet se qfar shporte ditore ju zgjedhni. Ju mjafton ushqimi në mensë apo dëshironi vet të zieni produkte të shtrenjta bio.

Përpos ushqimit vije edhe aktiviteti i lirë. Nese merreni me sport do të keni koston e klubeve apo ndoshta me dëshir dilni me miqt tuaj dhe për këtë fatkeqsisht parat ju duhen gjithnjë. Në përgjithësi varsisht nga stili individual i jetës ju duhet të llogaritni përafërsisht edhe 200 Euro shtesë. Kush vije nga një vend tjetër sigurisht që dëshiron të vizitojë vendlindjen dhe familjen e tij apo për festa si krishtlindjet apo edhe gjatë pauzës në mes semestrave. Për udhëtim ju duhet gjithashtu të llogaritni edhe kostot e udhëtimit të cilat varsisht nga largësia mund të rrisin kostot.

Secili do të duhej të mendonte për vetvetën dhe të forulonte një list  se qka i nevoitet për jetesë. Pasi që është siguruar ana financiare atëher ju mund të studijoni në Gjermani.

SHARE