Studioni Mjekësi në Gjermani


Studimi i mjekësisë në Gjermani përmban shumë kërkesa dhe sfida mirpo kjo ju jep juve një rast të jashtzakonshme për të ardhmën tuaj.

Profesioni i mjekut është një profesion që shoqërohet me shumë përgjegjësi dhe ka sfida dhe rregulla të ndryshme për të arritë deri te qëllimi përfundimtar dhe kjo varet shumë nga studimet e juaja se si i keni përfunduar. Studimi i mjkësisë në Gjermani varet shumë edhe nga rregulloret e aprovuara për mjekësi.

Këto rregulla mbështetën ashtu që duhet të ofrohen ”njohuritë bazike, aftësitë dhe njohuritë në të gjitha lëndët kryesore” ashtu që përmban përkujdesja obligative shëndetësore për popullatën gjermane.

Kushtet kryesore për studimin e mjekësisë bazohen në rregulloret e përgjithshme të universiteteve që të kenë të përfunduar maturën ose ndonjë diplomë te ngjashme jashtë vendit.

Gjithashtu egziston edhe vlersimi krahasues (numerus clausus) në Gjermani që do thotë një mesatare e notave e cila duhet të plotësohet. Vendet e studimeve do të përcaktohen varësisht nga nota mesatare dhe do të vlerësohen nga vetë institucioni.

Përkrah notës mesatare dhe matures ka edhe kërkesa të tjera në mënyrë që ju të studioni mjekësinë.

Testimi për drejtimet mjekësore , testi për gjuhën terminologjike mjekësore do të kërkohet nga disa universitete. Në këtë test do të verifikohen njohuritë, përvoja dhe njohuritë e domosdoshme për studime.

Testimi duhet të aplikohet dhe realizohet në njërin nga universitetet që testimi është akredituar. Studimet zgjasin së paku 12 semestra e tre muaj dhe është i ndarë në dy pjesë.

Në pjesën paraklinike dhe në pjesën klinike. Në pjesën e parë është e domosdoshme njohuria bazike teorike kurse në pjesën e dytë pikërëndesa është në pjesën praktike. Në pjesën e dytë është obliguese absolvimi njëvjeqar praktik në të cilën do të vlersohen aftësitë e studentëve te tejkalimit të punëve dhe ngarkesave ditore në spital.

Në përgjithësi edhe në pjesën e parë është e nevojshme njohuria praktike me të cilën do të dëshmohet profesionalizmi praktik në trajtimin e pacientave.

Në bazë të kësaj jeni të obliguar të ju nënshtroheni dy provimeve dhe të cilët përbëhen nga pjesa me shkrim dhe në pjesën praktike dhe me gojë. Për një leje për mjek dhe marrjen e titullit doktor është e nevojshme edhe diplomimi kjo në mjekësi zgjatë përafërsisht dy semestra në kohë të plotë. Eshtë e mundur që përkrah stuimeve të mund të përgaditni edhe temen e diplomës.

Bazuar në ridizajnimin e studimeve në bachelor dhe master ka ndryshime në drejtimet e ndryshme. Disa universitete mbesin në sistemin e vjetër dhe që gjatë studimeve të bëhet komplet dhe pjesa tjetër realizohet brenda studimeve.

Disa universitete kanë bërë ndryshime dhe janë reformuar në bachelor dhe master. Me diplomën e bachelor-it ka mundësi të punoni në profesion mirëpo aktiviteti juaj si mjek nuk është i lejuar. Për arsye që reformimi është ende risi dhe ende nuk dihet përfundimisht se cka mund të punoni me diplomën e bachelor-it.

Për studentët e huaj është e rëndësishme që njohuritë gjuhësore dhe ato për testin e mjekësis të jenë në nivelin e kërkuar. Ka mundësi që studimi i mjekësisë në Gjermani të realizohet edhe në gjuhën angleze.

Ata të cilët arrijnë të përfundojnë studimet e mjekësisë në Gjermani dhe të merr titullin e doktorit është një e arrirë e madhe për karrierën tuaj dhe një hap vendimtar për të ardhmën tuaj.

Ata ose ato të cilat kanë studiuar mjekësinë në Gjermani mund të ushtrojnë profesionin e mjekut në tërë Europën.

Pas një kohe të caktuar dhe përvojës tuaj në profesion ju mund të angazhoheni në të gjitha vendet edhe jashtë vendeve Europiane pa ndonjë problem të veqantë.