Tre të rinj nga Kosova udhëtojnë në Gjermani për shkollim


Ymer Gashi (24), Riad Maloku (22) dhe Ekrem Gjonbalaj (20), janë tre të rinjtë e radhës që kanë udhëtuar në Gjermani, në ndërmarrjen “Wurm GmbH”, për të vijuar Shkollimin dhe Aftësimin Profesional.

Tre të rinj nga Kosova udhëtojnë në Gjermani për shkollimKëta të rinj, janë kontingjenti i dytë që kanë udhëtuar në Gjermani, të përzgjedhur pas nënshtrimit të intervistimit dhe vlerësimit, nëpërmes programit për Aftësim dhe Shkollim Profesional (Ausbildung) të cilin e ka realizuar Oda Ekonomike Gjermano Kosovare.

Nga ky projekt, kanë përfituar edhe një numër i caktuar i të rinjve të cilët gjithashtu do të udhëtojnë së shpejti në ndërmarrjet e caktuara gjermane, për të vijuar ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Ekrem Gjonbalaj, në “Wurm GmbH”, do të ndjekë programin (shkollim dhe punë praktike) në drejtimin mekanik i Makinerisë, ndërsa Ymer Gashi dhe Riad Maloku, do të vijojnë aftësimin profesional në drejtimin e elektronikës.

Projekti “Ausbildung” apo Shkollim dhe Aftësim Profesional, i realizuar nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare dhe i mbështetur nga organizata gjermane “Deutsche Gesellschaft für Internationa le Zusammenarbeit” (GIZ), parasheh aftësimin profesional dhe kualifikimet e mëtejmë brenda 3 vjetësh për të rinjtë e Kosovës. Gjatë qëndrimit në ndërmarrjet gjermane me renome botërore, të rinjtë e Kosovës kanë mundësinë e ngritjes së kualiteteve të tyre në fusha të caktuara për t´u certifikuar më pas, me certifikata të njohura ndërkombëtarisht.

Tre të rinjtë, para udhëtimit, janë shprehur shumë të kënaqur për mundësinë që u është dhënë, duke theksuar se rastin e ofruar do ta shfrytëzojnë për të përfituar njohuritë maksimale, që të kenë një profesion të dëshiruar.

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, planifikon që edhe në të ardhmen të realizoj projektin “Ausbildung”, dhe projekte të ngjashme, në mënyrë që të rinjve të vendit t´u ofrohen mundësi të avancimit profesional në një nga vendet lidere botërore, të ideve, arsimit, shkencës dhe ekonomisë siç është Gjermania.

Gjeni të bashkëngjitur në attach, komunikatën e Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, në lidhje me udhëtimin edhe të tre të rinjve të Kosovës për Shkollim dhe Aftësim Profesional në Gjermani, në kuadër të projektit “Ausbildung”.

SHARE