Work and Travel in Deutschland

Shumë prej nesh kanë dëshirë të shëtisin botën, të takojnë njerëz të rinjë e interesant dhe të kalojnë kohë me ta dhe kulturën e tyre unike mirëpo jo të gjithë e kanë mundësinë financiare për një mundësi kaq ngazellyese. Nuk ka asgjë më të bukur se mundësia e ballafaqimit me një realitet të ri duke I hyrë mu në palcë, duke shtyer vehen drejt limiteve personale e sakrifikuar në mënyrë që të kuptojmë esencën e asaj që fshihet prapa këndeveshtrimevetë ndryshme të njerëzve të ndryshëm.

Programet “Work&Travel” (Punë dhe Udhëtime) kanë dëshmuar se janë mundësi e qëlluar për të përfituar financiarisht duke I ofruar vehtes një avanturë marramendëse dhe educative në shtetin e ëndërrave. Një eksperiencë e tillë mbetet gjithmonë në mesin e kujtimeve jetësore si dhe duket mjaft mirë në CV në një të ardhme të afërt.

Por, pse Gjermania mbi të gjitha? Gjermani njihet si shtet I cili mirëpret të huajt, si fillim. Historikisht është një entitet mjaft sfidues, dëshmi e gjallë e fuqisë së një dëshire të mirëfilltë për një mundësi të dytë. Si natyrë, Gjermani ka pasuri të papara ndërsa arkitektonisht shpesh jep përshtypjen e një përalle kur frekuentohen pjesët rurale. Gjermania është diverse, nxitëse dhe njëkohësisht kërkon por edhe jep. Më e rëndësishmja është se ky shtet ka një ndër ekonomitë më dinamike dhe operon në tregun ndërkombëtar gjë e cila mundëson nje rrjet të pasur punësimi për të huajt.

Normalisht procesi I adaptimit nuk është asnjëherë I lehtë, por nuk do duhej të ishte pengesë për ju. E gjitha cfarë duhet të bëni është të hapni një llogari bankare, merrni numrin për mbulimin e taksave, një numër telefoni, vendbanimin dhe punën dhe kjo avanturë mund të fillojë. Disa nga këto procedura mund të kryhen edhe sa jeni akoma në shtëpi përmes internetit ndërsa tjera I kryeni ditët e para pasi të keni arritur në Gjermani.

A duhet të flas Gjermanisht?

Nuk është se mund të përgjigjemi prerazi në këtë pyetje, fatkeqsisht. Kjo krejt varet nga lloji I punës që mendoni të bëni në Gjermani. Është e vërtet se qytet e mëdha në Gjermani janë mjaft kozmopolitane dhe shumica e popullatës e flasin Anglishten ndaj ndoshta edhe nuk ju duhes të flisni Gjermanisht për gjanat rutinore. Nëse gjeni punë në ndonjë kompani internacionale ndodh që kurrë nuk do të flisni Gjermanisht edhe nëse e dini gjuhën, apo ndodhta në ndonjë “call-center”.

Mirëpo, nëse puna që zgjedhni të bëni kërkon të merreni drejt-për-drejtë me klient definitivisht do të duhej të dinit ngapak Gjermanisht. Rekomandohet të mbani ca kurse para se të niseni në Gjermani dhe atë që keni mësuar ta praktikoni kur arrini atje. Programet “Work&travel” janë një mundësi e mirë për të mësuar një gjuhë të re, diqka që do ju hyjë në punë gjatë gjithë jetës akademike.

A kam nevojë për vizë?

Nëse vini nga shtetet e markuara “pa-viza” mund të hyni dhe rrini në Gjermani për 90 ditë rresht që është maksimumi. Qytetarët e Bashkimit Evropian konsiderohen sit ë barabartë me Gjermanët ndaj edhe gëzojnë të drejta të barabarta me një gjerman; ata mund të rrijnë dhe punojnë në Gjermani aq sa dëshirojnë.

Nëse planifikoni të rrini më shumë se 90 ditë në Gjermani dhe jeni qytetar I vendeve në vijim: Australia, Kanada, Izraeli, Japonia, Korea, Zelanda e Re apo SH.B.A-të do të duhej të aplikoni për leje qëndrim dhe leje të punës për të vazhduar qëndrimin në Gjermani.

Normalisht, mundësia për të zgjatur qëndrimin në Gjermani mund të bëhet edhe në ambasadë pa pasë nevojë për leje qëndrim. Mirëpo, punësimi pastaj vëështirë se është I mundshëm.

Nëse nuk vjen nga ndonjëri prej shteteve të lartpërmendura (për më shumë informacion klikoni ketu) ju duhet vizë për të hyrë në shtetin e Gjermanisë. Para se të aplikoni për vizë do të duhej të gjenit punë në mënyrë që të keni arsye legjitime për të shkuar në Gjermani dhe dëshmi se mund ta mbani vehten financiarisht për atë periudhë.

Një tjetër alternativë është edhe viza për punë gjatë pushimeve e cila u ofrohet shtetasve të Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re, Japonisë, Honk Kongut, Koresë së jugut dhe Taiwanit të cilët i plotësojnë këto kushte:

  • Mosha prej 18-30 (35 për Kanadezët)
  • Qëndrim deri në 12 muaj
  • Fonde të mjaftueshme për 3 muajt e parë (250  euro për muaj)

Punësimi

Të zakonshmet – Tipi I punës që shumica e bëjnë në kësi raste është punë tipike të të rinjëve si kamarier, barmen, host panairesh, shitës, dërgesa me motoçikletë, asistent zyresh, dado, ndihmës I nikoqirëve etj. Këto konsiderohen si punë studentësh, dhe pjesa më e mirë është se nuk paguhen taksa mbi rrogën. Gjermanët I quajnë mini-punë. Nëse udhëtoni në Gjermani për shëtitje dhe vizitë dhe doni të bëni ca para gjatë rrugës, këto janë mundësitë që duhet të keni parasysh:

  • Ndihmës I nikoqirit/ Dado
  • Bare, Klube Nate dhe cfaredo tjetër hapsire për rekreacion
  • Parqe Rekreative
  • Qendra të thirrjeve
  • Asistent për zyre

Punë Verore (nëse do të udhëtoni në Gjermani gjatë muajve të verës) – Punë fizike nëpër ferma apo vneshta si mundësi për të pushuar nga civilizimi dhe përjetuar një eksperiencë vërtetë rurale.

Praktikë/ Ndërtim I karierës – Nëse tanimë jeni orientuar në atë se çfarë dëshironi të bëni gjatë jetës, mund ta shfrytëzoni këtë udhëtim për të përfunduar praktikën në ndonjë kompani multinacionale në Gjermani. Si përfitim I dyfishtë, në këtë mënyrë ju mund ta sfidoni vehten culturalisht dhe akademikisht përderisa I shijoni të mirat që ofron ky shtet.

Kurse verore të Gjuhës

Nëse si qëllim kryesor keni mësimin e gjuhës Gjermane por dëshironi të fitoni para gjatë kësaj kohe, muajt e verës janë periudhë ideale për të udhëtuar në Gjermani. Gati secili Universitet serioz në Gjermani organizon kurse për Gjuhën Gjermane në kuadër të shkollës verore ku secili mund të aplikojë. Në këtë mënyrë, pasi që të pranoheni në këtë program do të merrni ftesë zyrtare prej Univerzitetit gjë që e bën marrjen e vizës shumë më të lehtë. Pasi që të keni arritur në Gjermani mund të filloni kërkimet për një mini-punë për t’ia mundësuar vehtes ndopak qejf.

Pune Vullnetare

Sigurisht se nuk do të bëni para duke bërë punë vullnetare mirëpo përvoja vetevtiu është ushqim për shpirtin; gjithashtu do të siguroni për të ngrënë e për të pirë dhe një kulm mbi kokë. Ky gjest fisnik mund të ua ndryshojë jetën, ndaj asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e vullnetit të mirë.

Se sa mund të fitoni me punënn tuaj gjysëm-orarëshe varet më shumti nga eksperienca që keni, vendi I punës dhe pozita që keni në atë kompani. Në qytetet si Mynheni dhe Hamburgu, rrogat e studentave janë më të larta po ashtu është edhe standardi I jetës. 5 deri në 10 euro për orë është mesatarja.

Secili që punon në Gjermani është I obliguar të paguaj taksa ku shuma dallon varësisht prej të ardhurave të personit. Sidoqoftë, ata që punojnë në të ashtuquaturajt mini-punë, punë e cila paguhet më së shumti 400 euro për muaj, nuk janë të detyruar të paguajnë taksa mbi rrogën.

Personat që fitojnë më pak se 8.004 euro në vit, kompenzohen në fund të vitit për taksat e paguara nëse I dorëzojnë qëndrimet tatimore tek autoritetet e caktuara me rregull.

Gjithashtu, si një I punësuar ne ekonominë Gjermane, ju jeni të obliguar të paguani trustin pensional I cili zakonisht ndal 9.95% të të ardhurave mujore. Studentët, në anën tjetër, paguajnë një shumë të reduktuar sikurse edhe personat që punojnë me gjysmë orari dhe fitojnë prej 400-800 euro rrogë mujore.

SHARE